Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Privatësisë
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë, UBT në bashkëpunim me Cyber Security and Privacy kanë organizuar trajnimin që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, si dhe masat që duhet të merren në rast se keqpërdorohen të dhënat personale.
Gjithashtu, pjesëmarrësit u njihen me të drejtat për privatësi bazuar në Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).