Blog

Çka është GDPR, dhe pse organizata juaj duhet ta zbatoj?

User Rating: 0 / 5

Star InactiveStar InactiveStar InactiveStar InactiveStar Inactive
 

Trajnimi:        Çka është GDPR, dhe pse organizata juaj duhet ta zbatoj?

Kohëzgjatja:   2 ore mësimore

Institucioni:    OJQ “Siguria Kibernetike dhe Privatësia”

Vendi:             UBT Campus, Lipjan, Kosove

 

Data:               23.01.2017

 

Përmbledhje e trajnimit

GDPR – General Data Protection Regulation pas me shume se 4 vite pune intensive dhe rrethe 13 viteve pas aprovimit te Direktivës se njohur si Direktivës 95/46, zëvendëson atë, dhe hynë ne fuqi nga 25 Maj 2018!

·        E drejta për tu harruar

·        E drejta për te transferuar te dhënat

·        Masat e sigurisë

·        Njoftimi për “Data Breach”

·        ZMDH

·        Certifikimet

·        Transferimi i te dhënave

·        Vlerësimi i ipmaktit te privatësisë

·        Dënimet etj

Janë vetëm disa nga risit e ndryshimet te kuadrit ligjor qe rregullon përpunimin e te dhënave personale. Per te cilat do njoftoheni gjate këtij trajnimi!

 

Audienca që i dedikohet

GDPR është e obligueshme për te gjithë kontrolluesit dhe përpunuesit e te dhënave personale!

Gjersa trajnimi ju dedikohet personave përgjegjës për

·        mbrojtjen e te dhënave personale -ZMDH

·        sigurinë e informacionit

·        ligjore dhe resurseve humane

·        avokateve/ juristeve dhe

·        Udhëheqësve administrative dhe ekzekutivë

 

 

Parakushtet

Trajnimi eshte i hapure per gjithe te interesuarit

-        Ambicie dhe durim gjatë trajnimit

-        Laptop, ose do shfrytëzoj kompjuterët e sallës

-        Njohuri bazike ne sisteme operative dhe të IT.

-        Njohuri bazike të Gjuhës Angleze, lexim/shkrim.

 

Objektivat e trajnimit

Ky trajnimi është i domosdoshëm për zyrtaret dhe udhëheqësit organizatave publike dhe private  te cilat bëjnë përpunimin e te dhënave personale e mënyre automatike apo semi-automatike.  Me qellim qe organizata ku ju punoni , te jetë ne pajtueshmëri me obligimet e GDPR dhe kornizës ligjore te RKS. Kjo do mundësoj bashkëpunimin dhe partneritetin e domosdoshme  me organizatat  brenda dhe jashtë BE-se.

Pasi përfundimit të trajnimit  dhe përfitimit të certifikatës ,ju  do të jeni të gatshëm të punoni si zyrtare për mbrojtjen e te dhënave personale, konsulent i sigurisë i sigurisë se informacionit, të ngritëni kompetencën ne fushën e mbrojtjen e te dhënave personale dhe sigurisë se informacionit!.

Rezultatet/mësimet e pritura

 

Pasi të përfundoni këtë trajnim, ju do të jeni në gjendje të:

-        Të njiheni me kornizën ligjore te RKS sa i përket Privatësisë

-        Te jeni i gatshëm te  kryeni detyrat e ZMDH te parapara me legjislacion vendor dhe GDPR

-        Te rekomandoni dhe te merrni hapat e nevojshëm qe organizata e juaj te jetë ne pajtueshmëri me GDPR

-        Te keni kompetence ne mbrojtjen e te dhënave dhe sigurinë e informacionit

Metodologjia e

trajnimit

Trajnimi bazohet në prezantim audio, vizual dhe  teorik duke angazhuar pjesëmarrësit në diskutime dhe debate për konceptet; ushtrime dhe zhvillim të pjesshëm të materialit me raste praktike për trajnim, dhe prezantime të ndryshme me aparat projektimi.

 

Numri maksimal i

Pjesëmarrësve

 

15 – 20 pjesëmarrës.

Materialet

Trajnimi përmban:

 

·        Udhëzuesin për Pjesëmarrës;

·        Prezantimin në PowerPoint;

·        Demo prezantime praktike.

·        Materiale për përpilimin e kursit.

 

Instruktorët

Mentor HOXHAJ

President i CSP

Ekspert i Mbrojtjes se te Dhënave dhe Sigurisë se Informacionit

Mbi 40 trajnime profesionale dhe certifikime , ne fushën mbrojtës se dhënave dhe privatësisë, analizës se te dhënave, sigurisë, sigurisë se informacionit, sigurisë kibernetike, përgjimit, komunikimit etj.

Hartuesi i pjese dërmuese te opinione dhe akteve nënligjore te ASHMDHPse , analizuar dhe amandamentuar me dhjetëra akte ligjore dhe nënligjore, anëtarë i shume grupeve punese për hartimin e legjislacionit primar dhe sekondare.

Organizuar dhe udhëhequr mbi 60 punëtori , 5 konferenca. Ligjëruar dhe mbajtur  prezantime ne dhjetëra institucione arsimore universitare dhe para universitare, punëtori , konferecenca etj.

Mos humbe kohe, Regjistrohu KETU