-: Mar 13, 2019 / admin

One Stop Shop

0

Çdo here qe e dëgjoj One Stop Shop, me kujtohet udhëtimi me vëllain tim. Ishte viti 2000 duke udhëtuar me veture,  një dite me shi, dhe ne radion dëgjonim reklamat e ndryshme, ajo qe na beri ne te qeshim ishte një reklamë për një Pomp Benzine e cila ofronte ; derivate, restorant, pizzeri, Muzik te gjall, dhe nëse jeni te lodhur, citoj ” mund dhe te pushoni” , te gjitha ne një vend.

Edhe pse ne atë kohe kjo na ber   te qeshim, kjo ne te vërtetë paraqet konceptin e One Stop Shop.  Vendi ku ndaloni dhe kryeni çdo  qe për ju është e rëndësishme, pa pasur nevojë te ndaleni ne dhjetëra vende për ta marrur atë qe dëshironi.

Ne kuadër te sigurisë kibernetike dhe privatësisë , tanimë kemi te vendosur mekanizmi e One Stop Shop. Ku kontrollore (operatoret ekonomik) I përgjigjen një autoriteti brenda BE-se. Pa pasur nevojë, për te ndryshuar apo përshtatur politikat apo masat ne çdo shtet veçmas siç ka qen gjer me tani.

Tani çdo kontrollor, do i përgjigjet dhe do certifikohet nga një autoritet mbikëqyrës I njërit nga shtetet e BE-se.

Kjo paraqet një lehtësi te madhe për kontrolloret (operatoret ekonomik) ku BE paraqitet si një treg i vetëm, me rregulla unike dhe me përgjegjësi ndaj vetëm një autoriteti.

Gjersa shtet jo pjesë e BE-se, si dhe Kosova. Përkundër faktit qe ne masën e madhe kemi te transpozuar legjislacionin e BE-se. Nuk jemi pjesë e këtij mekanizmi, qe donë te thotë kontrolloret ndërkombëtare , se paku teorikisht, do duhej te na përgjigjeshin drejtpërdrejt si ne aspektin e njohjes dhe certifikimit ashtu dhe te mbikëqyrjes. Kjo, se paku teorikisht, duket ne shikim te pare një kontroll me e mire dhe e drejtpërdrejt. Por ne realitet, ne nuk paraqesim interes ekonomik për ta , për shkak te tregut dhe kapaciteteve te vogla qe kemi. Dhe si pasoj, Kontrolloret e mëdhenj ( operatoret ekonomi) , vendosin te mos na njohin apo dhe te mos synojnë tregun tone.

Ne anën tjetër, dhe ne rastin e shumëpritur, qe ne te jemi pjese BE-se. Do jemi viktime e “globalizmit”, ku autoritete mbikëqyrëse te kontrolloreve multinacional do përcaktohen nga shtet e mëdha dhe te fuqishme.

Posted in: CyberSecurity and Privacy, GDPR
Comments
No Comment
No comments yet.