-: Mar 09, 2019 / admin

A keni te drejte te instaloni vëzhgimin me Kamerë – CCTV?

0

Personat Fizik
Mund te instalojnë ne hapësirat e tyre te brendshme çfarëdo forme dhe lloji te vëzhgimit me kamerë, duke përshirë dhe hapësira e jashtme nëse janë prone e tyre.

Personat Juridik
Personat juridik në sektorin publik ose privat që kanë për qëllim të instalojnë sistemet e vëzhgimit me kamerë duhet të vendosin njoftimin përkatës.
Personat juridik mund te instalojnë vëzhgimin me kamerë, vetëm ne hapësirat e caktuara. Ku kamerat janë lehtë te identifikueshme dhe personeli & vizitoret janë te njoftuar qe janë duke hyre ne hapësirat e vëzhguara me kamerë.

Hapësirat Publike
Vetëm Policia e Kosovës ka te dejtë te instaloj sistemin e vëzhgimit me kamerë. Komunat janë duke instaluar dhe përdorur sistemin e vëzhgimit me kamerë ne kundërshti me legjislacionin ne fuqi.
Hapësirat e ndërtesave
Mund te instalohet sistemim i vëzhgimit me kamerë, ne hyrje dhe korridore te banesës vetëm nëse banoret kanë dhënë pëlqimin paraprak te tyre.

Qëllimi 
Personat në sektorin publik dhe privat mund të instalojnë sisteme të vëzhgimit me kamerë kur konsiderohet e nevojshme për: Sigurinë e njerëzve dhe Sigurinë e pasurisë!
Dhe nuk mund te përdoret për qëllime tjera!

 

Posted in: Security Barriers
Comments
No Comment
No comments yet.