CyberSecurity and Privacy

About Us

Where stands the problem? The developments of Information and Communication Technology (hereinafter ICT) is an important factor in economic development of a country. At the same time the risk of non taking the security measures reflects directly to major economic loss and national security. Ministry of Economical Development through this awareness-raising campaign aims to increasing the level of cyber security awareness to institutions, public and private sector. The ultimate goal is to raise awareness of users and taking security measures for public and private bodies. This objective will be reached by training responsible persons en-charged for information security up to end users.

Therefore we provide necessary information for different groups of society regarding the National Security, Financial and Privacy as three key parameters that directly affects the state and citizens.

WHO WE ARE

Black Hat 1.0 Prishtina

Ne kuadër te aktivitete te CSP-se, gjate muajit Mars 2019 do organizojmë Workshopin&Trajnimin Black Hat 1.0 Prishtina me moton “ Behu pjesë e zgjidhjes” i cili do te mbahet me datën 28 Mars 2019 (tbc) ne Orion Conferenc Center . Objektivat e këtij eventi janë qe hakeret, ekspertet e sigurisë kibernetike etje, te ndajnë njohurit e tyre. Si dhe te ofrohen dhe orientohen talentet e kësaj fushe qe te kontribuojnë ne sigurinë kibernetike si ethical hakere.

Ne këtë workshop&trajnim ku do te kemi shume përfaqësues te njohur mbi fushën kibernetike vendor dhe te huaj ku do te trajtohen  shume tema nga fusha kibernetike si :

– Black Hat techniques ( Icloud hacking, Snap intrusions, SQL injections etc)

– Bug Bounty Programs

– Pen-testing

– Responsible Disclosure

– Offensive Cybersecurity

– Tips& tricks and much more.

Per me shume rreth eventit si dhe pjesemarrjes:
https://blackhatprishtina1.eventbrite.com
https://web.facebook.com/cybersecuritprivacy/

THUAJ JO NGACMIMIT ONLINE

Challenges in Cyberspace

GDPR & Privacy in Cyberspace

Kryetari i komunitetit “Cyber Security and Privacy”, Mentor Hoxhaj, me rastin e trajnimit të mbajtur për studentët e UBT-së, në temën “Identifikimi, reagimi dhe raportimi i ngacmimit online”, që është shënuar në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj gruas, organizuar nga komuniteti “Cyber Security and Privacy”, mbështetur edhe nga UBT.

Hoxhaj ka theksuar se ngacmimi online është çështje që shkakton shqetësim, pasi këto ngacmime kanë kontribuuar edhe  në sjelljen e problemeve të shumta pasuese tek të rinjtë.

“Ngacmimet online po ndodhin çdo ditë. Bisedat e shkëmbyera përmes sms-ve, email-ve ose rrjeteve sociale, mund të rezultojnë në keqpërdorim. Vlen të përmendet që në disa raste, ngacmimet online kanë sjellë një numër problemesh dhe kanë shkaktuar shqetësim emocional tek adoleshentët”, vlerësoi Hoxhaj.

Krahas shqetësimit të shkaktuar direkt nga njerëzit, nivelin e rrezikshmërisë e shtojnë edhe aplikacionet e ndryshme mobile, për të cilat  informacione më të detajuara dha  hulumtuesi në CSP, Andin Kryeziu.

Ai tregoi se për qasje në aplikacione të ndryshme kërkohen të dhëna personale, përfshirë fotografitë, listën e kontakteve, lokacionin, etj., të dhëna të cilat shpesh rrezikohen të keqpërdoren. Ndërkaq, sipas tij, një sistem të ngjashëm e kanë edhe reklamat që na shfaqen online në baza ditore.

“Aplikacionet mobile, përmes të dhënave tona, shfaqin reklama të interesave që i marrin gjatë marrjes së të dhënave qe kemi kërkuar ne. Në bazë të interesave tona, ata shfaqin reklama të ndryshme dhe përfitojnë nga klikimet në këto reklama. Zakonisht ofrojnë një version pa pagesë, por më vonë për të pasur qasje në atë aplikacion, duhet të paguajmë”, tha Kryeziu.

Ndërkohë, hulumtuesi tjetër në CSP, Endrit Vula potencoi se hakerët mund arrijnë të kenë qasje në të dhënat e përdoruesve të internetit, ku në mesin e tyre rrezikohen të jenë edhe institucionet e vendit, andaj edhe rekomandoi permes disa keshillave mos te jemi pre e ketyre sulmeve etj.

“Sigurisht që interneti përdoret për qëllime të ndryshme. Ka raste që kemi persona të cilët njihen si hakerë, dhe që përmes metodave që shfrytëzojnë, janë të aftë të futen edhe në institucione, e në këto raste, më të rrezikuarat janë institucionet financiare”, sqaroi ai.



		

Become a Supporter

Learn More